Dokumentari “Factory to the workers”, i regjisorit kroat Sërgjan Kovaçeviq, është vlerësuar si më i miri në kategorinë e dokumentarëve ballkanikë, në edicionin e 21-të të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”. Çmimi i kësaj kategorie është edhe kryesori i festivalit.
Ceremonia nisi të mbahej në bahçen e Kino Lumbardhit në Prizren, për të vazhduar në hapësirat e brendshme shkaku i reshjeve të shiut.
Çmimet:
BALKAN DOX – “Factory to the workers”, Sërgjan Kovaçeviq
Çmimi i distribuimit – "Shpija", Flaka Kokolli
Çmimi i publikut – “Love, Deutschmarks & Death”, Cem Kaya
Çmimi kombëtar – “Ka me kalu”, Flonja Kodheli
Filmi më i mirë i shkurtër ndërkombëtar – “Will my parents come to see me”, Mo Harawe
Green Dox – “Foragers”, Jumana Manna
Human Rights Dox – “Myanmar diaries”, Myanmar Film Collective
Truth Dox – “The killing of a journalist”, Matt Sarnecki
Short Dox – “Haulout”, Evgenia Arbugaeva dhe Maxim Arbugaev
International feature dox – “Dry Ground Burning”, Adirley Queiros, Joana Pimenta
Mirënjohje speciale për Short Dox – “I am trying to remember”
Mirënjohje speciale për International Feature Dox – “The Eclipse”, Natasha Urban
Kandidati i “DokuFestit” për EFA – “Memoir of a veering storm”
Mirënjohje speciale për filmin ndërkombëtar të shkurtër – “Love and Revenge”
Drejtori artistik, Veton Nurkollari, në një deklaratë për KTV-në pak para ceremonisë mbyllëse e ka cilësuar të jashtëzakonshëm edicionin e sivjetmë, për shkak të rikthimit në formë fizike, pas dy vjetëve si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
“Ishte ose është edicion i jashtëzakonshëm në shumë aspekte. S’është që kemi pasur pritje të jashtëzakonshme, por kemi menduar se mund të bëhet njëfarë rikthimi në formën që ka qenë festivali në kohën para pandemisë. Interesimi ishte përtej pritjeve tona. Ka pas gjallëri, qyteti vlonte dhe frymonte me filmat, kulturë e debate e gjithçka që ishte e përgatitur. Mund të them lirisht se ishte ndër edicionet më të spikatura”, ka thënë ai.
Ndërkaq drejtori ekzekutiv Eroll Bilibani i ka quajtur magjike ditët e edicionit të sivjetmë të “DokuFestit”.
-
13 gusht 2022 20:19
-
Shpërndaje në: