Kulturë

Turizmi nën shtetrrethim dhe alarme bombash

Qeset me rërë e rrethojnë Teatrin e Operës dhe Baletit në Odesa, i cili e ka kufizuar pjesëmarrjen në 30 për qind të kapacitetit të vendit për arsye sigurie. Nëse tingëllon sirena e sulmit ajror, shfaqjet do të ndërpriten dhe vizitorëve u jepet zgjedhja ose të largohen nga ndërtesa ose të shkojnë në strehën nën teatër
 

Odesa gjithmonë ka qenë një vend i njohur turistik, si për ukrainasit, ashtu edhe për vizitorët e huaj. Por teksa lufta vazhdon ende në Ukrainë, industria e turizmit të qyteti po përballet me ditë të këqija.

Para fillim të luftës në Ukrainë, dhjetëra turistë vizitonin qytetin e portit jugor të Odesës, si për pushim, ashtu edhe për t’i parë bukuritë e tij. Mysafirët shijonin plazhet, eksploronin qendrat historike ose udhëtonin për në Bilhorod-Dnistrovskyi, për të parë kështjellën më të madhe në Ukrainë.