Kulturë

Shkrimtari me nam botëror në betejë për jetën

“Rreth orës 11 të mëngjesit, një i dyshuar mashkull doli në skenë dhe sulmoi Rushdie dhe një intervistues”, ka bërë të ditur policia e shtetit të New Yorkut nëpërmjet një deklarate
 

Shkrimtari me nam botëror, Salman Rushdie, të premten është përballur me një sulm të papritur. Ka marrë goditje me thikë në qafë derisa po mbante një ligjëratë në institutin rinor e kulturor “Chautauqua” në jugperëndim të New Yorkut. Mediat gjithandej botës menjëherë kanë pasqyruar gjendjen. Policia ka arritur ta kapë të dyshuarin dhe Rushdie është dërguar në kujdes intensiv. Sulmi ndaj tij është përshkruar edhe si sulm ndaj fjalës së lirë

Salman Rushdie ka më shumë se tri dekada që përballet me një urdhër për t’i marrë jetën. Por shkrimtari me nam botëror të premten është përballur me një sulm të papritur. Ka marrë goditje me thikë në qafë derisa po mbante një ligjëratë në qendrën rinore e kulturore “Chautauqua” në jugperëndim të New Yorkut. Mediat gjithandej botës menjëherë kanë pasqyruar gjendjen. Policia ka arritur ta kapë të dyshuarin dhe Rushdie është dërguar në kujdes intensiv. Sulmi ndaj tij është përshkruar edhe si sulm ndaj fjalës së lirë.

“Rreth orës 11 të mëngjesit, një i dyshuar mashkull doli në skenë dhe sulmoi Rushdie dhe një intervistues”, ka bërë të ditur policia e shtetit të New Yorkut nëpërmjet një deklarate.