Kulturë

“Rexhep – Çfarë e vrau arkitektin?” si reflektim për pamjen e sotshme të kryeqytetit

Rexhep Luci - DokuFest
Arkitekti Rexhep Luci, ishte konsideruar si “motor i planit” për Prishtinën. Në ditën e vrasjes, në deklarimin për media, vëllai i tij, arkeologu Kemajl Luci, kishte deklaruar se e kanë vrarë “armiqtë e Kosovës”. “Shpresoj se vëllai im është viktima e fundit dhe Kosova do të ecë përpara. Në hyrje të ndërtesës, pas shpinës e kanë vrarë” thotë Kemajl Luci në dokumentarin e shfaqur premierë të dielën mbrëma na “DokuFest” (Foto: Agon Dana, “Doku Fest”)

Projektuesi i Prishtinës e arkitekti i brezit të parë në Kosovë, Rexhep Luci, ishte gjetur i vrarë më 11 shtator të vitit 2000. Gjashtë plumba ia kishin përshkuar trupin, derisa qe qëlluar pas shpine derisa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë. Kishte punuar për 30 vjet në urbanizmin e Prishtinës, duke i dhënë qytetit pamje moderne. Vëllai i tij, arkeologu Kemajl Luci, një ditë pas vrasjes kishte deklaruar për media se e kishin vrarë “armiqtë e Kosovës”. Rrëfimi i patreguar nga familjarët tash e 22 vjet pas vrasjes u shpalos në dokumentarin “Rexhep - What killed the architect?”, të dielën në “DokuFest”.

 

Kujtimet për Rexhep Lucin ndërtohen mbi dashurinë e tij për qytetin e për profesionin e tij. Ishte kundër ndërtimeve pa leje e atyre që prishin imazhin e qytetit. Rrëfimi në dokumentarin “What killed the Architect?” për hartuesin e planeve urbanistike të Prishtinës jepet nëpërmjet kujtimeve të familjarëve e miqve e bashkëpunëtorëve të tij. “Përgjigjen më të duhur për vrasjen e Rexhepit e gjejmë në atë se si duket sot qyteti“, thotë në rrëfimin e saj Luljeta Çejku-Sokoli

Projektuesi i Prishtinës e arkitekti i brezit të parë në Kosovë, Rexhep Luci, ishte gjetur i vrarë më 11 shtator të vitit 2000. Gjashtë plumba ia kishin përshkuar trupin, derisa qe qëlluar pas shpine derisa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë. Kishte punuar për 30 vjet në urbanizmin e Prishtinës, duke i dhënë qytetit pamje moderne. Vëllai i tij, arkeologu Kemajl Luci, një ditë pas vrasjes kishte deklaruar për media se e kishin vrarë “armiqtë e Kosovës”. Rrëfimi i patreguar nga familjarët tash e 22 vjet pas vrasjes u shpalos në dokumentarin “Rexhep - What killed the architect?”, të dielën në “DokuFest”.

Vrasja e arkitektit Rexhep Luci vlerësohet si pasojë e kundërshtimit që bënte ndaj ndërtimeve ilegale në Prishtinën e pasluftës. Dyshohet se vrasja e tij ishte planifikuar shumë kohë më parë. Luci ishte edhe drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Hapësinor, Rindërtimit dhe Zhvillimit në Komunën e Prishtinës, njëherësh dhe udhëheqës i “Bashkësisë për Vetëqeverisje të Interesit – BVI”. Kur u vra kishte qenë 58 vjeç. Rrëfimi në dokumentarin “Rexhep – What killed the Architect?” për hartuesin e planeve të Prishtinës jepet nëpërmjet kujtimeve të familjarëve e miqve të tij. Dokumentari është realizuar nën drejtimin e regjisorit francez Mathieu Joufree dhe bashkëregjisorja Besa Luci, e cila është vajza e vëllait të Rexhep Lucit. Ai është në garën e kategorisë “Balkan Dox” të “DokuFestit”.