Kulturë

“Sunny Hill” kulmon me Diplon dhe energjinë e munguar për dy vjet

Diplo, i cili njihet veçmas për bashkëpunimet me këngëtarë të njohur si Justin Bieber, Sia, Labrinth e të tjerë, doli në skenë atëherë kur ora shënoi 00:00. Qysh në fillim ai e elektrizoi publikun kur pas fjalëve “Whats up Kosova?” (Ç’kemi Kosovë?) iu drejtua në shqip “Të dua Kosova”. E thënë nga një dj kaq i njohur kjo fjali, e cila u përsërit edhe disa herë të tjera, e bënte publikun të qeshte e të entuziazmohej nga gëzimi

“Sunny Hill Festival” i ka dhënë fund maratonës katërditore. Mbrëmja e fundit iu kushtua muzikës elektronike, e cila përbën një lloj të ri të muzikës që daton që nga mesi i viteve ‘80. Në krye të shumë dj-ve të cilët ishin ftuar për ta argëtuar publikun e Festivalit qëndronte dj i njohur amerikan Diplo.

 

Festivali më i madh i rajonit “Sunny Hill” ia ka vënë pikën këtij edicioni të dielën mbrëma. Yjet botërore me në krye Dua Lipën e kanë bërë Prishtinën që sa i përket muzikës të duket qytet i një rangu të lartë në botë. Lipa, J Balvin, Skepta e Diplo, i cili ka performuar në natën e fundit, kanë bërë që rreth 20 mijë veta çdo natë të argëtohen me hite botërore në Parkun e Gërmisë në Prishtinë

“Sunny Hill Festival” i ka dhënë fund maratonës katërditore. Mbrëmja e fundit iu kushtua muzikës elektronike, e cila përbën një lloj të ri të muzikës që daton që nga mesi i viteve ‘80. Në krye të shumë dj-ve të cilët ishin ftuar për ta argëtuar publikun e Festivalit qëndronte dj i njohur amerikan Diplo.

Ndonëse kishin kaluar tri net prej kur kishte nisur Festivali më i madh në rajon, “Sunny Hill” dhe ishte e pritshme që ky publik, i cili niste të mbushte hapësirën e Parkut të Gërmisë që nga orët e pasdites, e deri në orët e hershme të mëngjesit, të ishte lodhur, prapë, siç u pa, të pranishmëve iu kishte mbetur akoma energji e cila shpërtheu në natën e fundit.