Kulturë

Emigranti në gjetje të identitetit rrëfehet në Muzeun Arkeologjik

Klaus Martini në shfaqjen e tij “PPP po ju prezantoj Shqipërinë" në oborrin e Muzeut Arkeologjik të Prizrenit, në natën e dytë të festivalit ndërkombëtar të teatrit, në ambient të hapur – “Prizrenfest”

Oborri i Muzeut Arkeologjik të Prizrenit, është transformuar në ambient teatri me monodramën “PPP ti presento l’Albania” (PPP po ju prezantoj Shqipërinë) të autorit dhe regjisorit Klaus Martini, të hënën mbrëma, në kuadër të natës së dytë të festivalit ndërkombëtar të teatrit në ambient të hapur – “Prizrenfest”.

 

Në natën e dytë të festivalit ndërkombëtar të teatrit, në ambient të hapur – “Prizrenfest”, publiku ka pasur rastin që t’i shikojë dy shfaqje: njërën në Muzeun Arkeologjik e tjetrën në Burgun e qytetit. Në monumentin e trashëgimisë kulturore është luajtur monodrama “PPP ti presento l’Albania” (PPP po ju prezantoj Shqipërinë) e autorit dhe regjisorit Klaus Martini, ku edhe roli i vetëm është interpretuar nga ai, me ç’rast është shpalosur një histori autobiografike, me fragmente të shkruara nga Pasolini dhe me ripunime autoriale, të cilat kanë ngjallur emocione të përziera te publiku, prej dhembshurisë deri te hareja

Oborri i Muzeut Arkeologjik të Prizrenit, është transformuar në ambient teatri me monodramën “PPP ti presento l’Albania” (PPP po ju prezantoj Shqipërinë) të autorit dhe regjisorit Klaus Martini, të hënën mbrëma, në kuadër të natës së dytë të festivalit ndërkombëtar të teatrit në ambient të hapur – “Prizrenfest”.

Në këtë shfaqje, ku edhe roli i vetëm është interpretuar nga Klaus Martini është shpalosur historia autobiografike, me fragmente të shkruara nga Pasolini dhe me ripunime autoriale, të cilat kanë ngjallur emocione të përziera te publiku, prej dhembshurisë e deri te hareja.