Kulturë

“Prizrenfest” nis rrugëtimin me dramën boshnjake të viteve ‘90

Prizrenfest
Shfaqja “To nikad nigde nije bilo” (Kjo s’ka ngjarë askund asnjëherë) me regji të Dino Mustafiqit flet për sëmundjen, përkatësisht për humbjen e botës dhe idealeve, dhe ndonëse është e vendosur në vitet ‘90 të shekullit të kaluar, ajo krijon referenca edhe me të tashmen, meqë vë në pah dhimbjen për humbjen e më të dashurve

Shfaqja e cilësuar si e vështirë sa vetë jeta është përballur me realitetin e netëve të gjalla verore të Prizrenit. Kësisoj, drama “To nikad nigde nije bilo” (Kjo s’ka ngjarë askund asnjëherë) me regji të Dino Mustafiqit e Teatrit Kombëtar të Sarajevës është dashur të ndërpritej për disa minuta derisa të krijoheshin kushte më të përshtatshme për aktorët në skenën e vendosur në kopshtin e kinemasë “Lumbardhi”. Mirëpo ky episod i pakëndshëm nuk ka prishur magjinë e komunikimit ndërmjet aktorëve dhe publikut, me ç’rast pas rreth dy orësh audienca me duartrokitje të gjata ka vlerësuar angazhimin e artistëve mysafirë, që kanë interpretuar në natën e hapjes së edicionit të parë të festivalit ndërkombëtar të teatrit në ambient të hapur, “Prizrenfest”.

 

Edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar të teatrit në ambient të hapur “Prizrenfest” është hapur të dielën mbrëma në Prizren. Teatri Kombëtar i Sarajevës para publikut të pranishëm në kopshtin e kinemasë “Lumbardhi” ka prezantuar shfaqjen “To nikad nigde nije bilo” (Kjo s’ka ngjarë askund asnjëherë) me regji të Dino Mustafiqit. Artistët mysafirë kanë vlerësuar ndërveprimin e audiencës me ta

Shfaqja e cilësuar si e vështirë sa vetë jeta është përballur me realitetin e netëve të gjalla verore të Prizrenit. Kësisoj, drama “To nikad nigde nije bilo” (Kjo s’ka ngjarë askund asnjëherë) me regji të Dino Mustafiqit e Teatrit Kombëtar të Sarajevës është dashur të ndërpritej për disa minuta derisa të krijoheshin kushte më të përshtatshme për aktorët në skenën e vendosur në kopshtin e kinemasë “Lumbardhi”. Mirëpo ky episod i pakëndshëm nuk ka prishur magjinë e komunikimit ndërmjet aktorëve dhe publikut, me ç’rast pas rreth dy orësh audienca me duartrokitje të gjata ka vlerësuar angazhimin e artistëve mysafirë, që kanë interpretuar në natën e hapjes së edicionit të parë të festivalit ndërkombëtar të teatrit në ambient të hapur, “Prizrenfest”.

Në ceremoninë e hapjes së festivalit, njëri prej bashkëthemeluesve të tij, Adrian Morina, ka bërë të ditur se shfaqja e Teatrit Kombëtar të Sarajevës është vendosur në programin e natës së parë me qëllim që ta ndjellë jetëgjatësinë e tij.