Kulturë

Filmi dokumentar për emigracionin shqiptar në Australi, pjesë e Festivalit në Melburn

“Ky film përshkruan historitë e tre brezave të emigrantëve shqiptarë në Australi, sakrificat dhe kontributin e tyre ndaj këtij vendi, si dhe forcën e identitetit kulturor përballë mallit dhe ndarjes. Tregimet e tyre ilustrojnë përvojat e të gjithë atyre që braktisën familjet dhe atdheun e tyre për të ndërtuar një shtëpi të re, në një cep të largët të tokës”, thuhet në përshkrimin informues të dokumentarit që u dha në Festival më 22 korrik

“Australia My Home: An Albanian Migration” është dokumentari i fundit i regjisorit, aktorit dhe skenaristit, Dritan Arbana. Së fundi është bërë e ditur se ky dokumentar është shfaqur edhe në Festivalit e Filmit Dokumentar në Melburn të Australisë.

Me regji të Dritan Arbanës dhe producent Regi Qemalin, dokumentari “Australia my home...”paraqet rrugën e imigrantëve shqiptarë drejt Australisë, ambientimin dhe jetën në shtetin e ri si dhe lidhjen me vendin amë.