Kulturë

“Udhëtim në kohë” me perlat muzikore shqipe në frymë të re

Janë 13 këngë nga thesari i muzikës shqipe, që shëtisin nëpër treva të ndryshme shqipe. Por në albumin “Udhëtim nëpër kohë” shpalosur me koncert live në natën e hapjes së “Rame Lahaj International Opera Festival”, ato vijnë me një frymë krejt të re

Kur dritat e kaltra reflektojnë në skenë dhe kur gishtërinjtë nisin takimin me instrumente, që atëherë jepet alarmi për një udhëtim muzikor. Nuk i ngjan një rrugëtimi të largët ku mund të ndihen fryma e përvoja e huaj, por është shumë më e prekshme sesa kaq.

 

Me misionin e sjelljes para publikut të ngjyrave të shumta të muzikës së vjetër shqipe, puna dyvjeçare e “Don’t listen to your neighbors” tashmë është kurorëzuar me albumin “Udhëtim në kohë”. Në koncertin e parë të edicionit të dytë të “Rame Lahaj International Opera Festival” mesazhi ishte shumë i qartë: domosdoshmëria e njohjes së vlerave muzikore dhe kultivimi i tyre

Kur dritat e kaltra reflektojnë në skenë dhe kur gishtërinjtë nisin takimin me instrumente, që atëherë jepet alarmi për një udhëtim muzikor. Nuk i ngjan një rrugëtimi të largët ku mund të ndihen fryma e përvoja e huaj, por është shumë më e prekshme sesa kaq.

Në secilin melodi që dëgjohet, gjendet një copëz kalimi nga vendi në vend. Secila prej tyre krijon ura drejt pasurisë së këngës shqipe. Edhe më atraktiv tingëllon në tërësi koncerti duke qenë se ka elemente të modernes.