Kulturë

Piktura e skulptura me histori të veçantë ekspozohen në Galerinë Kombëtare

 

Gjatë muajve korrik dhe gusht 2017, Galeria Kombëtare sjell për publikun një ekspozitë me vepra dhe autorë shqiptarë nga fondi i saj. Janë 45 piktura dhe 9 skulptura të cilat kanë një histori të veçantë.

Me qëllim ekspozimin dhe kurimin e imazhit, këto vlera jetuan për shumë vite, (disa prej tyre nga viti 1981) në disa institucione të Shtetit shqiptar. Dokumentacioni përkatës dhe afatet kohore nuk u respektuan, prandaj shumë prej këtyre veprave u braktisën për vite me radhë nëpër magazina, u dëmtuan dhe u lanë jashtë çdo standardi të ruajtjes dhe mirëmbajtjes, ndërsa shumë të tjera u zhdukën.