“Albanika” sjell rock me këngë të vjetra shqipe

“Albanika” sjell rock me këngë të vjetra shqipe

23 July 2017 11:22

Katër vjet më parë, tre kolegë do të mblidheshin për të bërë muzikë në ambientet e punës. Vendi ku ata punojnë nuk ka të bëjë aspak me muzikën. Krejt rastësisht, prej bisedave në tavolinë do të kuptonin se muzika rock është ajo që i bashkon.

Flamur Prapashtica do të tregonte për aftësitë e tij në kitarë, Gëzim Muriqi në bas dhe Labiont Zogiani në bateri, shkruan sot “Koha Ditore”. Një garazh në objektin e punës do të bëhej vend për ushtrime. Bendit ia kishin lënë emrin “iBand”.

U paraqitën vetëm nëpër ndeja të organizuara nga kompania, por jo edhe në publik. Dy vjet më pas, do të merrnin edhe një anëtar të ri, Ardian Behramin, si vokalist. Në vitin 2015 katër adhurues të muzikës vendosën të krijonin bendin me emër “4x4”, të cilin e bartë edhe sot.

Pas një viti nisën realizimin e albumit të tyre të parë. E titulluan “Albanika”. Por jo rastësisht. Ata përpunuan tetë këngë të vjetra. Motivet e muzikës klasike u bënë baza e krijimit të secilës melodi.

Gjashtë prej tyre janë vetëm instrumentale, ndërsa dy të tjera kanë edhe vokal: “Heroi i qytetit pa lum” dhe “Të shtrirë mbi kanape” të grupit të njohur “Gjurmët” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme