Vdes aktori i “Home Alone”, John Heard

Vdes aktori i “Home Alone”, John Heard

22 July 2017 19:13

Ka ndërruar jetë aktori John Heard, i njohur për rolin e tij në “Home Alone”.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e ekzaminuesit mjekësor në Santa Clara County të Kalifornisë, shkruan CNN. Sipas këtyre raporteve ai ka vdekur të premten, transmeton Koha.net.

Përderisa roli i tij si Peter McCallister, babai në “Home Alone” e bëri atë të njohur, Heard kishte një karrierë të llojllojshme dhe të suksesshme si në filma ashtu edhe në televizione.

Image

Ai ka luajtur edhe në filmat “Beaches”, “The Pelican Brief”, dhe “Sharknado”. Kurse u paraqit edhe në rolet televizive në “CSI: Miami”, “Laë & Order”, “Battlestar Galactica”, “Prison Break”, dhe “Elementary”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme