Kulturë

Aktivistët e klimës me aksion te “Darka e fundit” e Leonardo da Vinçit

Si pjesë e një fushate, e cila ka si cak muzetë dhe galeritë e Britanisë së Madhe, aktivistët e ambientit të “Just Stop Oil” kanë spërkatur duke shkruar fjalët “No new oil” (Nuk ka vaj të ri ) dhe e ngjitën veten në kornizat e “The last Supper” në “Royal Academy”, të martën në Londër. Piktura 500-vjeçare është një kopje në shkallë të plotë e veprës së famshme të Leonardo da Vinçit. Ky është aksioni i pestë në vazhdën e protestave që kanë në shënjestër veprat e famshme të artit

Muzetë në Britaninë e Madhe janë në alarm teksa protestuesit e grupit “Just Stop Oil” (Thjesht ndaloni vajin) kanë vënë në shënjestër pikturat e famshme, përfshirë këtu kopjen 500- vjeçare të Leonardo da Vinçit ,“The Last Supper” dhe ‘’Tha Hay Wain” të John Consables.

Si pjesë e një fushate, e cila ka si cak muzetë dhe galeritë e Britanisë së Madhe, aktivistët e ambientit të “Just Stop Oil” kanë spërkatur duke shkruar fjalët “No new oil” (Nuk ka vaj të ri ) dhe e ngjitën veten në kornizat e “The last Supper” në “Royal Academy”, të martën, në Londër.

500-vjeçare që i kushtohet Giampietrinos është një kopje në shkallë të plotë e veprës së famshme të Leonardo da Vinçit, që mendohet se ka qenë mësuesi i Giampietrinos. Ajo përshkruan darkën e fundit të Jezusit dhe apostujve të tij përpara kryqëzimit, siç tregohet nga “Dhiata e Re”.

Ky është aksioni i pestë në vazhdën e protestave që kanë në shënjestër veprat e famshme të artit.

Vetëm një ditë më parë në Galerinë Kombëtare të Londrës protestuesit e mbuluan veprën e John Constables “The Hay Wain” (1821) me një fotografi, e cila peizazhin idilik të lumit e zëvendësonte me një rrugë të asfaltuar, pemë të vyshkura, tym fabrikash dhe aeroplanë.

Aktivistët të cilët po ashtu e ngjitën veten në kornizat e pikturës, e përshkruan versionin e tyre të riimagjinuar të skenës si një "vizion apokaliptik të së ardhmes “që pasqyron kolapsin e klimës dhe atë që ajo do t'i bëjë këtij peizazhi".

“Jam këtu sepse qeveria jonë planifikon, që në vitet e ardhshme, të licencojë 40 projekte të reja të vajit dhe gazit në Britaninë e Madhe”, ka thënë tha 23-vjeçarja Hannah Hunt, njëra nga aktivistet, siç raportohet nga agjencia e lajmeve franceze AFP.

Bashkaktivisti i saj, Eben Lazarus, 22 vjeç, tha se ata synojnë të tërheqin vëmendjen te "ndikimi që varësia ndaj karburanteve fosile ka në fshatrat tona".

“Piktura është një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë”, shtoi ai, “por nuk është më e rëndësishme sesa 3.5 milionë burra, gra dhe fëmijë të cilët tashmë janë në rrezik nga kriza klimatike”.

Pjesë e një fushate më të madhe që ka për cak veprat e artit.

“Piktura u hoq nga muri për t'u ekzaminuar nga ekipi ynë i konservimit," i tha Shoqatës së Muzeve një zëdhënëse nga Galeria. “The Hay Wain” pësoi dëmtime të vogla në kornizë dhe gjithashtu pati disa përçarje në sipërfaqen e llakut në pikturë - të dyja këto janë trajtuar me sukses”.

Just Stop Oil e përkufizon veten si një "koalicion grupesh që punojnë së bashku për të siguruar që qeveria të angazhohet për të ndalur licencimin dhe prodhimin e karburanteve fosile", siç thuhet në faqen e internetit të nismës.

Gjatë javëve të fundit aktivistët e “Just Stop Oil” inskenuan një seri të protestave të ngjashme në Glasgow, Manchester dhe Londër me aktivistë të cilët e ngjitën vetën në piktura të vlefshme të Vincent van Gogh, William Turner dhe Horatio Mcculloch.

Në një deklaratë “Just Stop Oil” shpjegoi se ata kanë synuar artin, pasi që ai është "pjesë e kulturës sonë kolektive", duke shtuar: "Ne e duam shumë historinë dhe kulturën tonë për të lejuar që të shkatërrohet e gjitha".

“Përkrahësit e Just Stop Oil do të vazhdojnë të ndërpresin në mënyrë paqësore çdo gjë që duhet derisa qeveria të pranojë të ndalojë të gjitha projektet e reja të karburanteve fosile”, ka thënë gjithashtu grupi.

Qendra e Kombëtare e Koordinimit të Policisë së Britanisë së Madhe ka paralajmëruar muzetë dhe galeritë të shtojnë sigurinë si pasojë e protestave të vazhdueshme.

Në konferencën e sigurisë u tha po ashtu se ka të ngjarë që Just Stop Oil të kryejë taktika të mëtejshme të mosbindjes civile në institucionet kulturore; Autoritetet policore besojnë se veprimet do të “vazhdojnë çdo ditë”.