Kulturë

Ermonela Jaho “Mund ta këndojë muzikën tënde”

 Ermonela Jaho duke luajtur personazhin e Violettës në Royal Opera House. Ajo këtë rol e ka interpretuar 301 herë deri më sot dhe e përshkruan Violettën si “një ëndërr për zërin tim” “Foto: Royal Opera House)

Sopranoja shqiptare, e cila ka fituar audiencat në dy anët e Atlantikut, ra në dashuri me “La Traviatan” që në moshën 14-vjeçare

 

Sopranoja shqiptare, e cila ka fituar audiencat në dy anët e Atlantikut, ra në dashuri me “La Traviatan” që në moshën 14-vjeçare

Nedda, personazhi kryesor grua te “Pagliacci” i Leoncavallos, duhet të vdesë në vend që ta përmbushë dashurinë e vërtetë. Sopranoja Ermonela Jaho, e cila po përgatitej të debutonte në rolin e saj të ri në Royal Opera House në Londër, ka zbuluar se personazhi është më kompleks sesa mendonte në fillim, para se t’i duhej ta anulojë paraqitjen në minutën e fundit për shkaqe shëndetësore.

“Ajo është e fortë mjaftueshëm për të luftuar vdekjen për lirinë e saj”, ka thënë Jaho, gjatë një bisede telefonike. “Ajo kurrë nuk e humb dritën përbrenda”.