Kulturë

Arkeologët në Holandë zbulojnë tempullin romak dy mijë vjet të vjetër

Arkeologji
Kompleksi i tempullit u gjet në një zonë ku nxirret argjilë në fshatin Herwen-Hemeling, në provincën lindore të Gelderland pranë kufirit me Gjermaninë. Zona ndodhet pranë zonës Roman Limes, e cila është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
 

Një grup arkeologësh zbuluan në Holandë një kompleks tempulli romak gati 2000-vjeçar. Zbulimi i ka habitur dhe emocionuar arkeologët, pasi është hera e parë që zbulohen tempuj në zonat veriore të Perandorisë së dikurshme Romake.

Kompleksi i tempullit u gjet në një zonë ku nxirret argjilë në fshatin Herwen-Hemeling, në provincën lindore të Gelderland pranë kufirit me Gjermaninë. Zona ndodhet pranë zonës Roman Limes, e cila është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.