Kulturë

Kuinteti i Tunxhit i Filharmonisë feston me muzikë në ambient të hapur

Ka qenë një repertor simpatik, të cilin e ka sjellë kuinteti i Tunxhit i FIlharmonisë së Kosovës. Për 15 minuta në secilin vend e ka shëtitur publikun nëpër epoka e stile të ndryshme muzike
 

Ka qenë mënyrë e veçantë me të cilën të martën në Prishtinë është festuar Dita Ndërkombëtare e Muzikës. Kuinteti i Tunxhit i Filharmonisë së Kosovës e ka nisur rrugëtimin me mini-koncert në shkollën “Elena Gjika”, për të vazhduar në Parkun e Qytetit e para Ministrisë së Kulturës.

Në shkollën fillore të mesme të ulët “Elena Gjika” në kryeqytet, pushimi i gjatë qe më ndryshe. Kuinteti në oborrin e kësaj shkolle ka zgjedhur që audienca e tij të jenë nxënësit dhe mësimdhënësit, për të vazhduar pastaj performancën për audienca të lira, që rastësisht kishin fatin të ishin në ato vende kur u bë kjo performancë.