Kulturë

Katër çmime për tetë kompozitorë, “Niketë Dardani” pa laureat

Në ceremoninë e mbajtur në “Kino Armatë”, të martën pasdite, Ministria e Kulturës ka ndarë çmimet në fushën e muzikës për vitin 2021

Katër çmime vjetore të muzikës janë ndarë për tetë kompozitorë. Por, Ministria e Kulturës nuk ka gjetur laureat për çmimin më të rëndësishëm, atë kombëtar për vepër jetësore “Niketë Dardani”. Institucioni më i lartë kulturor në vend nuk ka pranuar asnjë nominim për këtë çmim. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Fakulteti i Arteve, Filharmonia e Kosovës, Baleti Kombëtar i Kosovës e asociacionet e muzikës nuk kanë nominuar asnjë krijues për çmimin “Niketë Dardani”.

 

Dita Ndërkombëtare e Muzikës është shënuar nga Ministria e Kulturës me ndarjen e çmimeve. Tetë kompozitorë kanë marrë katër çmimet, të cilat ndahen edhe me nënkategori. Por, nuk ka pasur fitues të çmimit kryesor, atë kombëtar për vepër jetësore “Niketë Dardani”. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka shpalosur edhe një të dhënë “ende të pakonfirmuar empirikisht”. “Ne jemi popull i muzikës. Nuk është vetëm një deklaratë apo hamendësim, por një lloj e dhëne pas disa vlerësimeve

Katër çmime vjetore të muzikës janë ndarë për tetë kompozitorë. Por, Ministria e Kulturës nuk ka gjetur laureat për çmimin më të rëndësishëm, atë kombëtar për vepër jetësore “Niketë Dardani”. Institucioni më i lartë kulturor në vend nuk ka pranuar asnjë nominim për këtë çmim. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Fakulteti i Arteve, Filharmonia e Kosovës, Baleti Kombëtar i Kosovës e asociacionet e muzikës nuk kanë nominuar asnjë krijues për çmimin “Niketë Dardani”.

Në një ceremoni të mbajtur në “Kino Armatë”, të martën pasdite, Ministria e Kulturës ka ndarë çmimet në fushën e muzikës për vitin 2021.