“HAPU” nis me udhëtimin artistik për rizbulimin e kryeqytetit

“HAPU” nis me udhëtimin artistik për rizbulimin e kryeqytetit

21 July 2017 09:30

Prishtinë, 21 korrik - Gypave të aluminit që u janë dhënë forma të ndryshme kanë qenë aksesorët që kanë dhënë pamje robotësh bashkë me fletën reflektuese që dukej si veshje gati futuristike. Disa janë shpërndarë në vende të ndryshme të kryeqytetit e të tjerët kanë pasur për detyrë t’i gjejnë. Me vetura personale ata u nisën në kërkim të tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë mënyrë ata do të përjetonin Prishtinën dhe skutat e saj më ndryshe. “X-Terr” ka qenë titulli i kësaj performance e para në edicionin e tretë të festivalit të artit në hapësirë publike “HAPU”, që është hapur të mërkurën mbrëma në Prishtinë. E ideuar nga aktori Dukagjin Podrimja dhe nga drejtori artistik i festivalit Florent Mehmeti, kjo ka qenë oferta për një udhëtim artistik. Jazz pianisti Ilir Bajri është përkujdesur për muzikën, të cilën udhëtarët patën rastin të dëgjojnë në radio përmes një frekuence që ideatorët e kanë krijuar enkas për këtë performancë.

Siç e përshkruajnë organizatorët e festivalit, “X-Terr” mëton të vërë në pikëpyetje privatësinë dhe hapësirën individuale “që hapet e shkrihet me hapësirën kolektive”. Emri “X-Terr” rrjedh nga kodi i përkohshëm ndërkombëtar i Kosovës “XK” prej nga është marrë “X” që të simbolizojë të panjohurën, të pazgjidhurën, të përkohshmen, dhe “Terr” që simbolizon territorin. Perfomancat janë frymëzuar nga vitet ‘90, nga përjetimet e ideatorëve, aktorit Dukagjin Podrimaj, jazz pianistit Ilir Bajri dhe drejtorit artistik të festivalit, Florent Mehmeti.

“HAPU” në edicionin e sivjetmë sjell një program të ngjeshur me performanca të shumta të artistëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë.

Anyla Kabashi, zyrtare e “HAPU” për marrëdhënie me publikun, ka thënë se sikurse “X-Terr” edhe performancat e tjera do të jenë interaktive dhe publiku është pjesa kryesore e shfaqjeve (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme