“Dita zë fill” i Gentian Koçit, premierë botërore në Festivalin e Sarajevës

“Dita zë fill” i Gentian Koçit, premierë botërore në Festivalin e Sarajevës

19 July 2017 11:42

“Dita zë fill” (EN: Daybreak), me skenar dhe regji nga Gentian Koçi, është përzgjedhur të mbajë premierën botërore në garën kryesore (Main Competition) në një nga festivalet më të rëndësishëm në Europë dhe më i rëndësishmi i rajonit, Sarajevo International Film Festival, i cili do të mbahet prej 11-18 gusht 2017.

Projekti i parë për film artistik i Gentian Koçit hyn në tregun e Festivalit të Sarajevës mes shumë konkurrentëve nga Evropa Juglindore. Filmi, siç shkruan ATSH, është një dramë sociale që në thelb jep ndarjen e thellë dhe të shpejtë klasore që ka pësuar shoqëria shqiptare.

Tregu i bashkëprodhimit filmit Cinelink, më i madhi i Evropës Juglindore që mbahet në ditët e festivalit të Sarajevës, është hap i rëndësishëm për projektin “Dita zë fill” i Gentian Koçit. Skenari i tij i parë për film të gjatë, është ndër 14 projektet e zgjedhur midis 200 pretendentëve.

Histori e mirë që të flasë me gjuhë moderne, janë çka përzgjedhësit në Cinelink duan të mbështesin, me perspektivë përfaqësimin në festivalet e kategorisë A ku kriter mbi të tjerë është niveli artistik. Ndër 14 projektet vërejmë edhe emra si ai i rumunit Kristian Munxhu fitues i palmës së artë në Kanë.

Historia e Gentian Koçit flet për përpjekjen e një nëne të re për të mbajtur me thonj një vend pune në një mjedis pasanikësh të rinj.

Me pak aktorë, e ambientuar në interierë, kjo dramë sociale do të ketë fytyrën e aktores Luli Bitri.

Pas dy filmave të shkurtër dhe dokumentarit “S’është lavazh” me prezantime të mira në festivale ndërkombëtarë, projekti i ri i Koçit po ndjek rrugën e kërkimit të producentëve ndërkombëtarë.

https://www.widemanagement.com/daybreak

Image

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme