Kulturë

“GRANFesti” ia jep romanit grafik identitetin në shqip

Ekspozita e hapur në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës bën bashkë pjesë veprash nga artistët pjesëmarrës dhe zbërthen temën e sivjetme të “GRANFestit” , “Identitetit e përziera”

Histori të shumta – që janë ndërlidhjet nëpërmjet fjalëve e imazheve – janë bashkuar në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Janë fragmente nga puna e artistëve të huaj që i përkasin fushës së romanit grafik. Publikun e Prishtinës e kanë arritur nëpërmjet edicionit të tretë të festivalit ndërkombëtar të romanit grafik “GRANFest”. “Identitetet e përziera” është tema që organizatorët e kishin përzgjedhur qysh para nisjes së edicionit të kaluar. Imazhet që u përkasin artistëve të vendeve të ndryshme, sikur lidhin përvojat dhe sfondin krijues të artistëve në një vend. Ruben Pellejero, Duchy Man Valdera, Li-Chin Lin, Barly Baruti, Fumio Obata, Mana Neyestani, Abdel De Bruxellles, Matija Pisacic, Jan Bachman, Adrian Jakupi janë emrat të cilët kanë prezantuar punën në një hapësirë të vetme. Ato u përkasin vendeve si Franca, Spanja, Japonia, Tajvani, Izraeli, Kuba, Irani e Kongoja. “Kemi dashur të kemi këndvështrime të ndryshme prej vendeve të ndryshme”, ka thënë Gani Jakupi, drejtor artistik i “GRANFestit”.

 

“Identitete të përziera” është tema e edicionit të sivjetmë të “GRANFestit”, i cili është hapur në Prishtinë të premten mbrëma, por romani grafik me këtë festival tashmë ka identitetin e vet edhe në shqip. Emra të shquar të këtij zhanri janë bërë bashkë në kryeqytet tek sjellin histori e përvoja të ndryshme. “Harta” e vendeve prej nga vijnë është e gjerë e kultura të llojllojshme. Por te diversiteti, “GRANFesti” gjen pasurinë. Edhe diasporën e kundron kësisoj, përderisa edhe në këtë edicion pasuron koleksionin e romaneve grafike në shqip

Histori të shumta – që janë ndërlidhjet nëpërmjet fjalëve e imazheve – janë bashkuar në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Janë fragmente nga puna e artistëve të huaj që i përkasin fushës së romanit grafik. Publikun e Prishtinës e kanë arritur nëpërmjet edicionit të tretë të festivalit ndërkombëtar të romanit grafik “GRANFest”. “Identitetet e përziera” është tema që organizatorët e kishin përzgjedhur qysh para nisjes së edicionit të kaluar. Imazhet që u përkasin artistëve të vendeve të ndryshme, sikur lidhin përvojat dhe sfondin krijues të artistëve në një vend. Ruben Pellejero, Duchy Man Valdera, Li-Chin Lin, Barly Baruti, Fumio Obata, Mana Neyestani, Abdel De Bruxellles, Matija Pisacic, Jan Bachman, Adrian Jakupi janë emrat të cilët kanë prezantuar punën në një hapësirë të vetme. Ato u përkasin vendeve si Franca, Spanja, Japonia, Tajvani, Izraeli, Kuba, Irani e Kongoja. “Kemi dashur të kemi këndvështrime të ndryshme prej vendeve të ndryshme”, ka thënë Gani Jakupi, drejtor artistik i “GRANFestit”.

Por, siç e do zakoni, tema shtjellohet në përzgjedhjen e romaneve grafike, të cilat ky festival ia sjell lexuesit shqiptar.