Kulturë

Shatërvani i Xhamisë së Çarshisë zhvendoset përkohësisht për restaurim

 

Imazhe të “zhdukjes” së Shatërvanit të Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë janë shfaqur pasditen e së premtes në rrjete sociale nga grupi “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”. “Skandal: Rrënohet çezma e vjetër e Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë”, shkruhet në mbishkrimin e fotove.

Por në fakt Shatërvani karakteristik është zhvendosur përkohësisht prej aty, përderisa Xhamia e Çarshisë i është nënshtruar restaurimit, i cili ka rinisur pas një procesi të zvarritur tash e më shumë se një dekadë.