Kulturë

“I mbeturi në Beograd” me zërin e shqiptarëve përballë represionit serb

Dhuna e represioni ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi, detyrimi i jetesës në Beograd, martesa me një serbe e harresa e gjuhës amtare shqipe janë disa dimensione të romanit “I mbeturi në Beograd”, i përuruar të premten në kafe-librarinë KOHA

Në përballje të parë me librin, është titulli ai që intrigon. Kureshtjen për përmbajtjen e tij e shton edhe më skica e lehtë e hotelit “Prag” dhe e një djaloshi para saj. Shfletimi në kapitullin hyrës zbërthen peripecitë e një gazetari në periudhën e demonstratave studentore, por ngjarja nuk mbaron veç në hallkat e raportimit.

 

Romani më i ri i Ibrahim Kadriut, “I mbeturi në Beograd” nuk është veç shpërfaqës i historisë personale të shqiptarit të përndjekur në Serbi, Azem Jetush Behluli, por edhe tregues i gjendjes së shqiptarëve në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore e deri te vitet ’80, si veprime të urrejtjes nacionale. Vepra – të cilën e sjell Botimet KOHA, e përuruar të premten në kafe-librarinë KOHA – nëpërmjet fatit individual, dokumenton fatin kolektiv të shqiptarëve përballë represionin serb

Në përballje të parë me librin, është titulli ai që intrigon. Kureshtjen për përmbajtjen e tij e shton edhe më skica e lehtë e hotelit “Prag” dhe e një djaloshi para saj. Shfletimi në kapitullin hyrës zbërthen peripecitë e një gazetari në periudhën e demonstratave studentore, por ngjarja nuk mbaron veç në hallkat e raportimit.

Bekim Përroi merr urdhër nga redaktori i tij që të shkojë në Beograd për të gjetur një burrë shqiptar, i cili është fëmijë kaçaku dhe ka histori familjare të represionit nacionalist. Në jetën e kryeprotagonistit të këtij rrëfimi, Azem Jetush Behluli, përndjekja është sinonim jetësor. Dhe kjo nis që në moshën 4-vjeçare, atëherë kur bashkë me motrën e tij dhe me mijëra fëmijë shqiptarë e dërgojnë në kampin e Zajeçarit të Serbisë.