Kulturë

Dy hapësira të reja ekspozimi në shtëpinë-muze të maestros Vangjush Mio

Vangjush Mio
Banesa-muze e piktorit të popullit, Vangjush Mio, është një nga më të vizituarat në qytetin e Korçës
 

Në shtëpinë-muze të Vangjush Mios në Korçë do të hapen edhe dy hapësira të tjera për ekspozimin e më shumë veprave të tij, si dhe të sendeve personale.

Lajmi është bërë i ditur nga Gjergji Koki, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Korçë, raportojnë mediat në Shqipëri.