Nesër pritet anulimi i dhënies në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë për Salihun

Nesër pritet anulimi i dhënies në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë për Salihun

18 July 2017 23:23

Dhënia në shfrytëzim e Kalasë së Vushtrrisë për Mentor Salihun pritet që të anulohet nesër, i kanë thënë burimet e ndryshme KTV-së.

Vendimin pritet ta bëjë publik nesër Agim Gërguri, drejtor i Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve në një konferencë shtypi.

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse i gjithë procesi për dhënien në shfrytëzim të hapësirës së Kalasë do të anulohet, apo procesi do të nisë prej fillimit për t’ia dhënë dikujt tjetër, pas zbulimit në media se Mentor Salihu ishte i bashkëdënuar për vrasje dhe është daja i kryetarit të komunës, Mulaku.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme