Kulturë

Kompletohen finalistët e “Eurovisionit”

Listës së dhjetë shteteve konkuruese që të martën u kualifikuan për finalen e “Eurovisionit”, të enjten iu bashkuan edhe dhjetë shtete të tjera.

Shtetet që u kualifikuan për finalen e 14 majit, që do të mbahet në Torino të Italisë, janë: Belgjika, Republika Çeke, Azerbajxhani, Polonia, Finlanda, Estonia, Australia, Suedia, Rumania dhe Serbia.

Dhjetë shtetet që u kualifikuan nga nata e parë gjysmëfinale janë: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia e Holanda.

20 shteteve, në finale do t’u bashkohen edhe pesë shtetet finaliste të përhershme, si themeluese të festivalit: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja.

Shqipëria është përshëndetur me “Eurovisionin” sivjet qysh në natën e parë gjysmëfinale.

Ronela Hajati me këngën “Sekret” nuk ia ka dalë të shkojë më tej. Ajo e ka hapur garën evropiane të këngës me një performancë, e cila të paktën në rrjete sociale është kritikuar goxha.

Në edicionin e sivjetmë të festivalit i është mohuar e drejta e pjesëmarrjes Federatës Ruse. Unioni i Transmetuesve Evropianë, që e organizon “Eurovisionin”, ka vendosur sanksione kundër shtetit rus për shkak të agresionit mbi Rusinë.

Vendimi i EBU-së është marrë dy ditë pasi ka nisur invazioni ushtarak, më 24 shkurt.

Vitin e kaluar, grupi italian “Måneskin” me këngën “Zitti e buoni” u shpall fitues.

 

We have our 25 #Eurovision Grand Finalists! ??????????????????????????????????????????????????

Posted by Eurovision Song Contest on Thursday, May 12, 2022