Kulturë

Dialogu atraktiv me publikun, prej kolonave zanore kulmon te “Baresha”

Dialogu atraktiv me publikun. 12 maj, koncert
Vepra ndërkombëtare të kompozitorëve të huaj, të cilët kanë rrugëtuar si kolona zanore të filmave të famshëm, ia dhanë ngjyrimin përplot jetë mbrëmjes të së mërkurës në qendrën “Bogdani Polis” në Prishtinë (Foto: Arben Llapashtica)

Koncerti i fundit i Orkestrës Frymore të Filharmonisë së Kosovës nuk u ka ngjarë atyre të rëndomtëve. Kësaj radhe u ofrua ajo që mungon shumë shpesh nëpër koncerte: interaktiviteti i publikut nëpërmjet veprave. Kjo u mundësua pikërisht me përzgjedhjen e programit, i cili në gati çdo pjesë ishte i njohur për ta.

 

Përtej kapacitetit të dëshmuar, me vepra ritmike e përplot jetë, Orkestra Frymore e Filharmonisë së Kosovës e ka bindur publikun me një program krejtësisht të ri për skenën vendore të muzikës klasike. Me përzgjedhjen e veprave të famshme ndërkombëtare, të cilat kanë rrugëtuar si kolona zanore të filmave, e me aranzhimin e identifikimit muzikor shqiptar, “Baresha” për formacion orkestral, koncerti nën dirigjimin e Baki Jasharit, Hajrullah Sylës e Lirjona Sylejmanit jehoi me atraktivitet e gjallëri

Koncerti i fundit i Orkestrës Frymore të Filharmonisë së Kosovës nuk u ka ngjarë atyre të rëndomtëve. Kësaj radhe u ofrua ajo që mungon shumë shpesh nëpër koncerte: interaktiviteti i publikut nëpërmjet veprave. Kjo u mundësua pikërisht me përzgjedhjen e programit, i cili në gati çdo pjesë ishte i njohur për ta.

Vepra ndërkombëtare të kompozitorëve të huaj, të cilat kanë rrugëtuar si kolona zanore të filmave të famshëm, ia dhanë ngjyrimin përplot jetë mbrëmjes të së mërkurës në qendrën “Bogdani Polis” në Prishtinë. Kulmimi i gjithë koncertit ishte aranzhimi i “Bareshës” së Rexho Mulliqit nga Hajrullah Syla. Me version të ripërpunuar e me lojën plot mjeshtri të klarinetistit Shkumbin Bajraktari, vepra e cila është identifikim për muzikën shqiptare, mori edhe një freskim profesional, i cili do të mbahet mend gjatë.