Kulturë

“Paradise regained...” me rrëfime e imazhe për Kosovën kulturore

“Teksti bazohet më shumë në gjithë intervistat dhe bisedat me njerëz që kam pasur këtu. Fillimisht i kam vizituar udhëheqësit e religjioneve”, ka thënë autorja e librit, Ludwiga Reich, derisa ka treguar se, ndër të tjera, ka paraqitur edhe përshtypjet personale të saj gjatë udhëtimit në Kosovë

Kosova kishte mbetur gati misterioze dhe pak e njohur për të huajt. Për arsye politike vazhdon të mbetet e izoluar në disa fusha, mirëpo vazhdimisht kultura dhe historia po depërtojnë jashtë kufijve nëpërmjet librave të autorëve të huaj për Kosovën. Atyre iu shtua edhe libri “Paradise regained – Kosova heute” i autores austriake Ludwiga Reich, i cili u promovua të martën në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

 

Vizita e paplanifikuar e shkrimtares austriake Ludwiga Reich në Kosovë rezultoi produktive sa i përket pasurimit të librave në gjuhët e huaja për kulturën dhe historinë e vendit ballkanik. Libri “Paradise regained – Kosova heute” u promovua të martën në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë

Kosova kishte mbetur gati misterioze dhe pak e njohur për të huajt. Për arsye politike vazhdon të mbetet e izoluar në disa fusha, mirëpo vazhdimisht kultura dhe historia po depërtojnë jashtë kufijve nëpërmjet librave të autorëve të huaj për Kosovën. Atyre iu shtua edhe libri “Paradise regained – Kosova heute” i autores austriake Ludwiga Reich, i cili u promovua të martën në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Libri i kontribuon prezantimit të Kosovës në publikun evropian përmes rrugëve kulturore, me theks të veçantë në objektet fetare, varrezat, ushqimet tradicionale e vlerat njerëzore. Vetë autorja ka pohuar se nuk ka ditur asgjë për vendet dhe kulturën në Kosovë, ndaj i gjithë libri është ndërtuar në bazë të gjetjeve në terren: nga intervistat me njerëz dhe rrëfimet e tyre.