Filmi që trajton përballjen e një shoqërie me traditën e modernen, i regjisorit kosovar Bekim Guri, do të shfaqet në një festival që ka lindur si mënyrë e re e edukimit të njerëzve për konceptet e së drejtës humane.
Filmi i shkurtër “Një pikë gjaku”, që nëpërmjet tre personazheve prek tema të ndjeshme - siç janë virgjëria, emancipimi i gruas, dhuna që i shkaktohet asaj - është në programin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri. Festivali sivjet mban edicionin e dymbëdhjetë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Regjisori Bekim Guri, ka thënë se filmi i tij, do të jetë në konkurrencë kryesore të festivalit shqiptar.
Sipas tij “Një pikë gjaku” me Maylinda Kasumoviq, Ilire Vincën e Fitore Broqin në role kryesore, shtjellon një temë që përkon me këtë festival.
Ky filmi deri më tani është shfaqur në 30 festivale dhe ka marrë tri çmime... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.