Kulturë

Artistët e Kosovës, tërthorazi në “Eurovision” 

Kënga përfaqësuese e Qipros në “Eurovision”, “Ela” nga Andromache, e ka bazën te instrumentali i instrumentistit e kompozitorit nga Kosova, Fatjon Miftari 

Tërthorazi, edhe Kosova do të jetë në festivalin kryesor të këngës në Evropë. Rruga deri atje është “gjetur” nëpërmjet një ishulli.    

 

Artistja greke Andromache do të përfaqësojë Qipron me këngën “Ela” (Eja). Kënga është realizuar nga një grup kompozitorësh të njohur, ku udhëheqës është Alex Papaconstantinou. Në ekip janë edhe treshja nga Kosova: Fatjon Miftaraj, Filloreta Raci-Fifi e Yll Limani 

Tërthorazi, edhe Kosova do të jetë në festivalin kryesor të këngës në Evropë. Rruga deri atje është “gjetur” nëpërmjet një ishulli.    

Qiproja do të përfaqësohet në edicionin e sivjetmë të festivalit evropian të këngës “Eurovision” me një projekt ku barrën jo të vogël e ka një grup shqiptarësh.