Kulturë

Propozohet që Muzeu Kombëtar i Kosovës të krijojë hapësirë të veçantë për kontributin e grave

“Sot duhet të dakordohemi për ftesën ndaj Muzeut Kombëtar të Kosovës për krijimin e hapësirave që njohin kontributin e grave në luftë dhe gjatë rezistencës”, ka thënë deputetja Tinka Kurti
 

Ekspozita bazë e Muzeut Kombëtar të Kosovës e hapur në shkurtin e vitit 2018 përmban eksponate që sjellin dëshmi të periudhave të ndryshme historike e ngjarjeve që i kanë karakterizuar ato.

Në pavijonin e arkeologjisë e po ashtu në atë të historisë, midis eksponateve ka prej tyre që lidhen me gratë. Gjinia nuk ka pasur rol në konceptimin e ekspozitës. Në arkeologji gjenden artefakte të ndryshme, që prej parahistorisë e deri në antikitet, të cilat dëshmojnë se artistët kanë realizuar vepra kushtuar grave. E në pjesën ku rrëfehet historia, sidomos ajo e fundshekullit të kaluar, gjenden uniforma e gjësende të tjera të grave vendëse e të huaja që kontribuuan në çlirimin e Kosovës.