Kulturë

Arti në maska mbrojtëse, sfidon me ngjyra pandeminë

Mbështetje psikologjike në kohë pandemie, satira e ironizime, portreti i Van Goghut, kundërshtimi i racizmit, peizazhe, revoltë ndaj mësimit të shtunave, “s’ka virus” e Labinot Tahirit, simbolet shtetërore dhe një sërë temash të tjera janë tema të ekspozitës “Art në maska” në gjimnazin “Xhavit Ahmeti” në Gjilan

“Nuk mund ta konsumosh kreativitetin. Sa më shumë që e fut në funksion, aq më shumë e ke”, është thënia e poetes e aktivistes Maya Angelou, e cila merr edhe më shumë kuptim në rastet kur një shikim rreth e rrotull mund të krijojë plot ide për nisma artistike. Madje edhe nga gjëra krejtësisht të rëndomta mund të dalin gjëra interesante.

Përderisa pandemia ka pushtuar botën tash e dy vjet, artistët kanë qenë ata të cilët gjatë periudhës së karantimit kanë gjetur forma e metoda të ndryshme për të bërë art. E në kohën kur gjendja qëndron e përmirësuar, por virusi ende nuk ka ikur plotësisht, mjetet mbrojtëse mund të shërbejnë si një pikë kthese në këtë mes.