Kulturë

Nominimet për “Oscars 2022” thyejnë rekorde e barriera

Regjisorja nga Zelanda e Re, Jane Campion, ka dominuar listën e të nominuarve për edicionin e 94-t “Academy Awards” me 12 nominime, me “Dune” nën regji Denis Villeneuve me 10 nominime dhe “Belfast” nën regji të Kenneth Branagh dhe “West Side Story” nën regji të Steven Spielbergut me nga shtatë nominime

Drama “The Power of the Dog” nën regji të Jane Campion në të cilën luan Benedict Cumberbatch ka triumfuar sa u përket nominimeve për “Oscars”. Filmi është në garë për një mori çmimesh duke përshirë atë për filmin më të mirë, regjinë më të mirë, skenarin me të mirë të adaptuar, aktorin më të mirë për lojën që ka bërë Cumberbatch, aktoren më të mirë në rol dytësor për Kirsten Dunst dhe aktorët më të mirë në rol dytësor për Kodi Smit-McPhee dhe Jesse Plemons.

Regjisorja Campion, “Oscarin” e saj të fundit e kishte marrë në vitin 1994 për filmin “The Piano” që kishte filluar rrugëtimin në Cannes ku edhe kishte marrë “Palme d’Or”. Filmi ishte i nominuar për regjinë me të mirë dhe filmin më të mirë, por kishte humbur nga “Schindler’s List” që kishte triumfuar, gjersa regjisorja Campion kishte marrë çmimin për skenarin me të mirë. Ajo sivjet është bërë regjisorja e parë që ka arritur të ketë dy nominime për regjinë më të mirë. Nëse “The Power of the Dog” triumfon, ky do të jetë viti i dytë me radhë që një grua merr çmimin për filmin dhe regjinë më të mirë. Vitin e kaluar pati fituar Chloe Zhao me “Nomadland”. Një regjisore tjetër që ka arritur këtë është Kathryn Bigelow me “The Hurt Locker” në vitin 2010.

Dominimi i filmit në këtë sezon është një fitore e dukshme për “Netflix”, kompaninë që është prapa filmit siç është edhe lajmi si filmi “Don’t Look Up” i Adam McKay është në garë për katër çmime dhe “The Lost Daughter” e Maggie Gyllenhaal është në garë për tri çmime.

“The Power of the Dog” mund të bëjë histori edhe për një fakt. Nëse Ari Wegner arrin të fitojë ajo do të bëhet kinematografja e parë që fiton çmim në “Oscars”, pasi që për 93 vjet çmimin për drejtor të fotografisë nuk e ka fituar asnjëherë një grua.

Filmi i radhës që dominon sa u përket nominimeve është “Dune” nën regji të Denis Villeneuve. Filmi ka 10 nominime. Pas tij vijnë “West Side Story” nën regji të Steven Spielberg dhe “Belfast” nën regji të Kenneth Branagh me nga shtatë nominime.

Spielbergu ka vendosur një rekord të ri pasi që si producent i filmit “West Side Story”, ka arritur të ketë deri më tani 11 filma të nominuar për filmin me të mirë.

Një nga shtatë nominimet për “Belfast” është për aktoren Judi Dench. E nominuar për kategorinë për rolin më të mirë dytësor, ajo është bërë aktorja e dytë më e moshuar që është nominuar. Është 87-vjeçare, dhe ndjek Christopher Plummer për nominimin për “All the Money in the World”, kur ai ishte 88-vjeçar. Kolegia e saj, Ciarán Hinds, po ashtu është nominuar për çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor. E regjisori i këtij filmi, Branagh është në garë për çmimin për regjinë më të mirë dhe skenarin më të mirë origjinal.

Ai është bërë personi i parë që ka arritur të sigurojnë shtatë nominime në “Oscars” për kategori të ndryshme, pasi që më herët ishte në garë për filmin më të mirë të shkurtër, skenarin më të mirë të adaptuar dhe për aktorin më të mirë në rol kryesor dhe aktorin me të mirë në rol dytësor.

Olivia Colman, e cila kishte fituar çmimin si aktorja më e mirë në vitin 2019 për rolin në “The Favourite” është në garë në të njëjtën kategori edhe këtë vit për rolin e saj në filmin “The Lost Daughter”.

Colman nuk ishte përfshirë në listën e ngushtë për “BAFTA” javën e kaluar, njëlloj si Kristen Stewart për rolin e saj si Princess Diana në “Spencer”. Megjithatë, të dy aktoret janë në listën e “Oscars” bashkë me Nicole Kidman si Lucille Ball në “Being the Ricardos” dhe Jessica Chastain për rolin e saj në “The Eyes of Tammy Faye” dhe Penélope Cruz për bashkëpunimin e saj me Pedro Almodóvar, në filmin “Parallel Mothers”. Ky është nominimi i parë për aktoren 31-vjeçare, Kristen Steward.

Në listë ka munguar Lady Gaga për paraqitjen e saj në dramën “House of Gucci” që ishte gati në çdo parashikim dhe Frances MCDormand që po ashtu shihej të ishte në mesin e aktoreve të nominuara për rol dytësor për interpretimin e saj të “The Tragedy of Macbeth” dhe Rebecca Hall për debutimin e saj si regjisore me “Passing”.

Will Smith po ashtu ka mundësi për çmimin e parë pas nominimet për rolin e tij në “King richard” që gjithashtu i ka sjellë nominime edhe aktores Aunjanue Ellis për rolin më të mirë dytësor. Lista për aktorin me të mirë përbëhet nga Cumberbatch, Andrew Garfield që luan të “tick, tick ...BOOM!”, Javier Bardem për “Being the Ricardos” dhe Denzel Washington për “The Tragedy of Macbeth”.

Washington është aktori i parë afro-amerikan i nominuar në historinë e “Oscarit”. Ka thyer rekordin e tij më nominimin e dhjetë.

Të pesë burrat kanë pasur nominime edhe në të kaluarën dhe si tërësi, nominimet e vitit 2022 nuk kanë sjellë të emra të rinj. Megjithatë, befasi ishte marrja e tri nominimeve nga filmi “Coda”, fitues në “Sundance” që kishte një kastë aktorësh të dominuar nga njerëz të shurdhër.

Nominimi i Troy Kotsur për aktorin më të mirë në rol dytësor e bën atë aktorin e dytë të shurdhër në histori të “Oscarit” që merr një nominimin duke ndjekur kolegun e tij, Marlee Matlin, që kishte fituar në vitin 1986 për rolin në “Children of a Lesser God”.

“Coda” i bashkohet garës për filmin me të mirë – e vetmja kategori ku të gjithë 9 mijë e 500 anëtaret e “Oscarit” votojnë – bashkë me “The Power of the Dog”, “Dune”, “Belfast”, “West Side Story”, “Drive My Car”, “Don’t Look Up”, “King Richard”, “Licorice Pizza” dhe “Nightmare Alley”.

Historia ka bërë edhe Beyonce e cila ka marr nominim e saj të parë në “Oscars” për këngën me të mirë origjinale për “Be Alive” të filmi “King Richard”. Në këtë kategori në mesin e të nominuarve është edhe Billie Eilish. Edhe ajo ka marrë nominim e parë më këngën “No Time to Die” për filmin e Bondit.

Nominimet janë bërë të ditura nga aktorja Tracee Ellis Ross dhe komediani Leslie Jordan. Votimet mbyllen gati një muaj para ceremonisë që do të mbahet më 27 mars. Vitin e kaluar ceremonia me distancë sociale në “Union Station” në Los Angeles. Detajet për ceremoninë e sivjetme ende nuk janë konfirmuar, mirëpo Akademia Amerikane ka bërë të ditur se këtë vit do të ketë moderator. Mes emrave që po qarkullojnë janë Conan O’Brien, Pete Davidson dhe Tom Holland, ylli i “Spider-Man”.