Kulturë

“Vera andrron detin” triumfon në Suedi si film që shtyn kufijtë e strukturave patriarkale

Sipas vlerësimit të jurisë, regjisorja kosovare, Kaltrina Krasniqi, me një strukturë të arrirë në çdo skenë e bën për vete publikun dhe e dërgon më thellë brenda vështirësive me të cilat përballet heroina kryesore, derisa i shtyn kufijtë e çimentuar të strukturave patriarkale

Këtë vit Çmimi për filmin debutues ndërkombëtar në kategorinë garuese “Ingmar Bergman” i takon filmit “Vera andrron detin”, nën regji të Kaltrina Krasniqit. Sipas vlerësimit të jurisë me një strukturë të arrirë, çdo skenë filmi e bën për vete publikun dhe e dërgon më thellë brenda vështirësive me të cilat përballet heroina kryesore, derisa i shtynë kufijtë e çimentuar të strukturave patriarkale.

“Duke i lënë anëtarët e familjes të ndërveprojnë në një mënyrë të sofistikuar, regjisorja krijon një portret prekës dhe emocionues të një shoqërie mbytëse dhe guximin që duhet për t’u dëgjuar”, ishte vlerësimi i jurisë në përbërje nga regjisorja suedeze, Nathalie Álvarez Mesén, aktorja suedeze Asta Kamma August, norvegjezi Martin Eia-Revheim, Norway dhe producenti brazilian Rafael Sampaio.