Kulturë

Elbenita Kajtazi mbizotëron Manonin, rolin sfidues të operës franceze

Sopranoja e njohur nga Kosova, Elbenita Kajtazi, ka kohë që është dëshmuar në alamet skenash operistike. Dëshmia e radhës është Manoni nga opera me të njëjtin titull e kompozitorit francez Jules Massenet. Debutoi në këtë rol në Operën Shtetërore të Hamburgut. “Debutimi im në rolin e Manon Lescaut është një përmbushje shpirtërore”, ka thënë Kajtazi

Duartrokitjet e shumta kanë qenë pagëzim për një sprovë të kaluar me sukses. Me Manonin, një nga rolet më sfiduese të muzikës operistike franceze, sopranoja Elbenita Kajtazi po vazhdon suksesshëm rrugëtimin lirik. Debutimin me operën “Manon” të kompozitorit francez Jules Massenet e pati të dielën në Operën Shtetërore të Hamburgut.

Mëngjesin e së hënës, për KOHËN ka treguar se adrenalina akoma i vlon në gjak. Nuk e ka pasur aspak të lehtë natën për shkak të emocioneve. Megjithatë, ishin për diçka të mirë. I jashtëzakonshëm u cilësua interpretimi i saj nga njerëzit që pritën ta takonin pas premierës.