Kulturë

Kadareja – pasaportë e identitetit, “bombë” për regjimin komunist

“Lexuesit mezi i prisnin veprat e Kadaresë dhe të lexonin mes rreshtave, çka dëshmonte për karakterin subversiv të veprës…”, ka thënë studiuesi francez, Jean-Paul Champseix, të premten në veprimtarinë shkencore e promovuese, organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në ditëlindjen e 86-të të Kadaresë

Gjeniu i letrave dhe pena më e shquar dhe e guximshme shqiptare, Ismail Kadare, festoi të premten 86-vjetorin. I lindur më 28 janar të vitit 1936 në qytetin e gurtë, Gjirokastër, shkrimtari më i famshëm shqiptar, Ismail Kadare, vazhdon të krijojë plot energji dhe të ndiqet nga miliona lexues e admirues në Shqipëri, Ballkan dhe anembanë botës, i përkthyer në mbi 50 gjuhë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë zhvilloi të premten një veprimtari shkencore-promovuese në ditëlindjen e shkrimtarit dhe akademikut. Nën drejtimin nga akademik Pëllumb Xhufit, Saverina Pashos Ylljet Aliçkajt, i pranishëm në këtë veprimtari ishte edhe studiuesi francez, Jean-Paul Champseix, autor i librit “Ismaïl Kadaré - une dissidence litteraire”, përkthyer në shqip nga Irena Rambi e Bashkim Shehu.

 

Me veprimtari shkencore e promovuese e ka shënuar Akademia e Shkencave e Shqipërisë 86-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë. “Sot vepra letrare e Ismail Kadaresë shërben si një pasaportë identiteti dhe si një histori alternative e popullit shqiptar përgjatë shekujve dhe sidomos në kohërat e reja”, ka thënë kryetari i ASH-së, Skender Gjinushi. Ndërsa studiuesi francez, Jean-Paul Champseix, në fjalën e tij, ka thënë se librat e Kadaresë ishin “bombë” për regjimin komunist, teksa ka dhënë disa shembuj se si lexohej Kadareja nga të huajt

Gjeniu i letrave dhe pena më e shquar dhe e guximshme shqiptare, Ismail Kadare, festoi të premten 86-vjetorin. I lindur më 28 janar të vitit 1936 në qytetin e gurtë, Gjirokastër, shkrimtari më i famshëm shqiptar, Ismail Kadare, vazhdon të krijojë plot energji dhe të ndiqet nga miliona lexues e admirues në Shqipëri, Ballkan dhe anembanë botës, i përkthyer në mbi 50 gjuhë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë zhvilloi të premten një veprimtari shkencore-promovuese në ditëlindjen e shkrimtarit dhe akademikut. Nën drejtimin nga akademik Pëllumb Xhufit, Saverina Pashos Ylljet Aliçkajt, i pranishëm në këtë veprimtari ishte edhe studiuesi francez, Jean-Paul Champseix, autor i librit “Ismaïl Kadaré - une dissidence litteraire”, përkthyer në shqip nga Irena Rambi e Bashkim Shehu.

“Përurues i vlerave më të larta krijuese të vendit të tij”