Kulturë

Konkursi i tretë, pesë aktorë në garë për drejtor të Teatrit

Këtë muaj janë bërë dy vjet që Teatri Kombëtar i Kosovës nuk ka drejtor të përgjithshëm. Aktualisht është në kërkim edhe të udhëheqësit artistik

Historia e konkurseve për drejtor të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës është në kapitullin e radhës në të cilin pesë kandidatë presin të vlerësohen. Në këtë fazë, ende nuk ka siguri nëse do të ketë repriza të tjera me konkurse. Fiks për dy vjet, qenë hapur e anuluar dy konkurse për këtë pozitë. Ky është i treti.

 

Me të tretin konkurs brenda dy vjetësh, janë pesë aktorë që synojnë pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Për dy konkurrentë, ky është kandidimi i tretë e për njërin i dyti. Aktorja Vlora Merovci-Berisha e Avni Dalipi “debutojnë” e sërish garës i kanë hyrë Xhemail Agaj, Blerim Krasniqi e Kushtrim Sheremeti. Prej TKK-së, situatën me drejtor e cilësojnë edhe si kaos

Historia e konkurseve për drejtor të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës është në kapitullin e radhës në të cilin pesë kandidatë presin të vlerësohen. Në këtë fazë, ende nuk ka siguri nëse do të ketë repriza të tjera me konkurse. Fiks për dy vjet, qenë hapur e anuluar dy konkurse për këtë pozitë. Ky është i treti.

Aktorja Vlora Merovci-Berisha e ka dorëzuar aplikacionin e saj duke ia mësyrë pozitës së drejtoreshës më 20 janar, dy ditë para se të mbyllej konkursi. E një ditë para përfundimit të afatit, dosjet e tyre i kanë dorëzuar aktorët Xhemail Agaj, Avni Dalipi, Blerim Krasniqi e Kushtrim Sheremeti.