Kulturë

Driton Selmani pyet në Estoni se ku gjendet Kosova

“Tell me where I am from?” (Më trego nga cili vend jam) ishte realizuar në kohën kur Driton Selmani jetonte në Angli. Ishte i frustruar nga fakti se Kosova nuk figuronte si vend në shumë hapësira, veçanërisht në ato virtuale. Vepra e tij, e ekspozuar në kryeqytetin e Estonisë, vazhdon të mbetet aktuale

“Harta e Evropës në të cilën Kosova figuron me ngjyrë të kaltër, pra si det, është akoma e freskët sot, ashtu siç ishte edhe në kohën kur është realizuar”, ka theksuar artisti Driton Selmani. Flet për veprën e tij “Tell me where I am from?” (Më trego nga cili vend jam) të vitit 2012. Vepra – e përbërë prej nëntë vizatimeve në letër dhe qëndisjes me gjilpërë në pëlhurë – është cilësuar si aktuale edhe në Estoni. Është pjesë e “Tallinn Print Triennia” që këtë vit ka ardhur me titullin “Warm. Checking Temperature in Three Acts” (Ngrohtë. Kontrollimi i temperaturave në tri akte). Edicioni i 18-të nisi më 22 janar dhe do të përfundojë më 27 mars të këtij viti. Bashkë me Selmanin në këtë ngjarje ekspozohen veprat e 26 artistëve të vendosura në shtatë lokacione të ndryshme në Tallinn.

Image
“Tell me where I am from?”, Driton Selmani, qëndisje në pëlhurë, 90 me 60 centimetra, 2012 (Foto: Majlinda Hoxha)