Kulturë

Shtatorja e Rooseveltit largohet nga Muzeu i New Yorkut pas polemikave

Muzeu fillimisht kërkoi që shtatorja të hiqej në qershor të 2020-s, pas vrasjes së George Floyd-it në Minneapolis dhe protestave globale që pasuan. Statuja e Roosevelt-it tani bashkohet me një numër monumentesh të tjera amerikane që janë zhvendosur gjatë muajve të fundit. Shumica e këtyre largimeve, nëse jo të gjitha, u nxitën nga protestat e vitit 2020
 

Një shtatore e presidentit amerikan Theodore Roosevelt, që kishte zënë vend para Muzeut të New Yorkut për gati 80 vjet, u hoq këtë javë pas kritikave për imazhin e saj “racor”.

Skulptura, e cila ndodhej në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore, e paraqiste presidentin e 26-të të Amerikës mbi një kalë. Në njërën anë të tij një burrë vendas amerikan dhe në tjetrën një afrikan.