Kulturë

Granit Musliu debuton në operën “Ariadne auf Naxos” me rolin e oficerit

“Pasi që unë u bëra pjesë e këngëtarëve të rinj dhe në diskutime me drejtorin artistik vendosëm se ky rol përshtatet shumë me zërin tim dhe u dakorduam që unë ta debutoj këtë rol këtu. Opera është një nga veprat me të famshme gjermane të repertorit operistik dhe është mjaft prezente në të gjitha teatrot e Evropës, dhe jo vetëm”, ka treguar tenori Granit Musliu

I riu nga Mitrovica është bërë pjesë e produksionit të katërt të kësaj shtëpie operistike, që është një ndër më të njohurat në botë, me një traditë e histori mbi tridekadëshe. Posa ka debutuar në operën e kompozitorit gjerman Richard Strauss. Përvoja që po merr del të jetë mbresëlënëse dhe rrugë e duhur drejt ngritjes profesionale

Tenorit Granit Musliu është duke i shkuar mbarë në operën shtetërore të Bavarisë “Bayerische Staatsoper”. Është bërë pjesë e produksionit të katërt të kësaj shtëpie operistike, që është një ndër më të njohurat në botë, me një traditë e histori mbi tridekadëshe. I riu nga Mitrovica posa ka debutuar në operën “Ariadne auf Naxos” të vitit 1912, nga kompozitori gjerman Richard Strauss, me libreto nga Hugo von Hofmannsthal.

Roli i oficerit e ka vënë përsëri përballë publikut të shtëpisë operistike, në të cilën në role kryesore dalin yje të njohura të botës së muzikës klasike. Musliu ka treguar se personazhi i tij është një oficer i respektuar por edhe që i bën gjërat si dëshiron vetë.