Kulturë

Familja – vendimtare në raportin midis fëmijëve e librit që po cenohet

Se cili është roli i familjes në zhvillimin e kulturës së leximit është trajtuar nga aspekti social e psikologjik nga Vjollca Krasniqi e Besnik Peci, në panelin e organizuar nga organizata “ETEA”

S’ka një formulë të saktë se si fëmijët e të rinjtë mund të nxiten për lexim, por është konfirmuar tashmë se familja ka një rol me peshë në këtë drejtim. “Roli i familjes në zhvillimin e kulturës së leximit”, ka qenë tema e panelit të diskutimit organizuar nga organizata joqeveritare ETEA, e të ftuarit kanë hapur disa çështje nga aspekti social e psikologjik, tek kanë dhënë edhe shembuj konkretë a nga përvoja personale.

Rëndësia e librit në krijimin e personalitetit të individit, përparësitë e mangësitë e digjitalizimit, librat audio midis përparësive e dëmit, kanë qenë disa prej temave që janë diskutuar nga sociologia Vjollca Krasniqi e psikologu Besnik Peci, në penalin e mbajtur në qendrën “Libart”, në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, të enjten pasdite.