Kulturë

“Vera andrron detin” në festivalin suedez si portret i gruas së fortë

“Festivali në Göteborg bën një seleksionim shumë të hollë të filmave. Andaj jam shumë e nderuar që do të jemi pjesë e garës ‘Ingmar Bergman’ në edicionin e 45-të”, ka thënë Kaltrina Krasniqi, regjisorja e filmit “Vera andrron detin”, për festivalin, i cili si moto të përvitshme e ka “të dërguarit e botës në Göteborg”

Festivali i Filmit në Göteborg e ka përshkruar filmin e Kaltrina Krasniqit si një portretizim të sofistikuar të një gruaje të fortë që kundërshton shoqërinë patriarkale. “Vera andrron detin” është në mesin e 8 filmave në kategorinë garuese “Ingmar Bergman”, dhe do të ketë 4 shfaqje në njërën prej ngjarjeve më të mëdha të filmit në vendet skandinave

Janë 200 filma nga 75 vende të botës. Dhjetë ditë festë të mbushura me diskutime, intervista e shumë më shumë. Kështu pritet të jetë edicioni i 45-të i Festivalit të Filmit në Göteborg. Në garë zyrtare është edhe filmi “Vera andrron detin”. Filmi nën regji të Kaltrina Krasniqit bashkë me 7 filma të tjerë janë pjesë e seleksionit “Ingmar Bergman”.

“Filmi i metrazhit të gjatë debutues i Kaltrina Krasniqit është një portret i sofistikuar i reagimit të gruas dhe aftësisë për të shfaqur ndjenja në kundërshtim me kodin e nderit të burrave”, është përshkrimi që jep festivali suedez për filmin e Kosovës. Edicioni nis më 28 janar dhe përfundon më 6 shkurt, kurse “Vera andrron detin” ka katër shfaqje: më 2, 3, 4 dhe 6 shkurt.