Kulturë

Tendenca për të ruajtur teknikën e punimit të varkave si vikingët

Në Muzeun e Anijeve Vikinge në Roskilde, jo vetëm që ekspozohen varka të tilla, por të njëjtat edhe ndërtohen dhe riparohen
 

Në brigjet e Danimarkës, disa studentë detarë po lundrojnë në një varkë prej druri të punuar me teknikën “clinker”. Mund të mos duket si ajo, por kjo anije ka shumë të përbashkëta me anijet me vela të vikingëve të ndërtuara rreth një mijë vjet më parë.

Në dhjetor, Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, agjencia e kulturës e OKB-së, futi traditën e punimit të këtyre varkave në listën e saj të Trashëgimisë Jomateriale, që erdhi si rezultat i një aplikimi të rrallë të përbashkët nga Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia dhe Suedia.