Kulturë

Marigona Qerkezi debuton në teatrin ku pa shfaqjen e parë operistike

Sopranoja Marigona Qerkezi ishte fëmijë kur për herë të parë pa një shfaqje operistike. Në skenë ishte nëna e saj, mezosopranoja e njohur Merita Juniku. Ajo luante në Teatrin Shtetëror të Kroacisë. Pikërisht në këtë teatër Qerkezi, e cila tashmë ka vënë një bazë të fortë në skenën e muzikës klasike, do të debutojë si këngëtare operistike. Para publikut do të paraqitet me petkun e Leonorës për operën “Il Trovatore” të Giuseppe Verdit, nën dirigjimin e maestros Pier Giorgio Morandi dhe regjinë e Arnaud Bernard

Këto ditë, sopranoja Marigona Qerkezi po i kalon në Teatrin Shtetëror të Kroacisë, në Zagreb. Është duke kryer prova për debutimin e saj në këtë institucion. Para publikut do të paraqitet me petkun e Leonorës për operën “Il Trovatore” të Giuseppe Verdit, nën dirigjimin e maestro Pier Giorgio Morandi dhe regjinë e Arnaud Bernard. Dalja e saj në skenë në shtëpinë e teatrit, operës dhe baletit të hapur në vitin 1834 është një ëndërr e kamotshme e sopranos. Nis qysh në fëmijërinë e saj.

“Është nder i veçantë të debutoj në Teatrin Shtetëror të Kroacisë, teatër ky shumë prestigjioz dhe ku kam ndjekur shfaqje për herë të parë në jetën time, si vajzë e vogël”, ka thënë Qerkezi.