Kulturë

Mbi 3.3 milionë dollarë për një faqe të stripit me Spiderman

Një faqe me vizatimin origjinal të stripit të njohur për Spidermanin është shitur me çmim rekord prej 3.36 milionë dollarësh, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në atë faqe shihet kryepersonazhi me kostum të zi, që më vonë do të shpinte në krijimin e antiheroit, Venom, në krijimtarinë artistike të Mike Zeck nga “Marvel Super Heroes Secret Wars” numër 8.

“Kjo faqe ishte një alamet zbulimi! Këtu Peter Parker u bë me kostumin e tij të ri të zi”, shkruhet në përshkrimin e shtëpisë së ankandeve “Heritage Auctions”. “Por…kostumi ka një sekret! Shumë shpejt merret vesh se ai është i gjallë dhe se ka agjendën e vet. Këtu është zanafilla e personazhit Venom”. Çmimi fillestar për vepër qe hiç më shumë se 330 mijë dollarë.

Rekordi i mëhershëm për një faqe nga brendësia e stripit amerikan qe 657 e 250 dollarë për atë që ishte imazhi i parë i Wolverine në botimin “The Incredible Hulk” të vitit 1974. Kopja e numrit të parë të stripit të vitit 1938 debutim i Supermanit, u shit për 3.18 milionë dollarë në ditën e parë të ankandit katërditor në Dallas, ka shkruar shtëpia e ankandeve në “Twitter”.