Kulturë

Dështojnë konkurset, vazhdon saga për pozitat në Teatër e Galeri

Teatri Kombëtar i Kosovës dhe Galeria Kombëtare e Kosovës janë dy prej katër institucioneve qendrore që tash e disa vjet s’kanë drejtorë e udhëheqës. Me zëvendësues në këto pozita, funksionojnë edhe Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Baleti Kombëtar i Kosovës

Tash më shumë se dy vjet s’ka zgjidhje për udhëheqës artistik për Teatrin Kombëtar të Kosovës. Me konkursin e radhës s’u bënë tre që i plotësojnë kriteret ligjore. E për Galerinë Kombëtare të Kosovës, që është pa drejtor qysh prej gushtit të 2020-s, posa u bë numri i duhur i konkurrentëve që në gjuhë administrative konsiderohen si të përgjegjshëm për këtë pozitë, u konsiderua se zgjedhja e kandidates me më së shumti pikë, mund të përbënte konflikt interesi

Shumica e institucioneve qendrore të kulturës përballen me shumë probleme prej menaxhimit e deri te rezultatet. Por një prej halleve që e ka rënduar gjendjen në vitet e fundit është edhe zgjedhja e udhëheqësve. Katër prej tyre nuk kanë drejtues. Konkurset janë duke dështuar njëri pas tjetrit.

Udhëheqës artistik për Teatrin Kombëtar të Kosovës nuk është duke u gjetur. Nuk u bënë tre që i plotësojnë kriteret ligjore as në konkursin e fundit. Për pasojë, u anulua të enjten pasdite.