Kulturë

Serbia e Shqipëria bashkëpunim në kulturë në harmoni me “Open Balkan”

Të mërkurën, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Serbisë, Vladimir Pishtalo, u prit nga drejtori i Muzeut Kombëtar Historik, Dorian Koçi. Sipas raportimeve të mediave shqiptare, dyshja u dakorduan për marrëdhënie ndërinstitucionale e bashkëpunime potenciale. Projektet e përbashkëta në kulturë është thënë se janë në mbështetje të projektit “Open Balkan”
 

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Serbisë, Vladimir Pishtalo, ka qëndruar në Shqipëri në një vizitë ditore. Bashkë me udhëheqës të institucioneve të kulturës e të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, Pishtalo synon që të ngrejë ura bashkëpunimi ndërinstitucional.

Udhëheqësi i institucionit më të lartë bibliotekar të Serbisë, të martën e të mërkurën ka vizituar Tiranën me ftesë të drejtores së Qendrës Kombëtare të Librit dhe të Leximit, Alda Bardhyli. Ai ishte nikoqir i Bardhylit në Beograd në nëntor të vitit të kaluar. Të mërkurën, Pishtalo u prit nga drejtori i Muzeut Kombëtar Historik, Dorian Koçi. Sipas raportimeve të mediave shqiptare, dyshja u dakordua për marrëdhënie ndërinstitucionale e bashkëpunime potenciale.