Një nga qytetet me rritjen më të shpejtë në botë, ka një element të ri për t’ia rritur famën. Një mural që përshkruan një hartë mendore të Sheikh Zayed bin Sulltan Al Nahyan, i njohur si babai themelues i Emirateve të Bashkuara Arabe, ka hyrë në librin e rekordet Guinness, duke u konsideruar vepra më e madhe artistike e këtij lloji në botë.
Murali është projekt i Qendrës së Inovacionit të Ministrisë së Brendshme. Në të paraqitet trashëgimia e sundimtarit të ndjerë duke filluar nga viti 1971, kur U.A.E. fitoi pavarësinë nga Britania. Përkujtimi i rolit të Sheikh Zayed në formimin e federatës ka qenë pjesë qendrore e jubileut të saj të artë.
Një hartë mendore, është një diagram që përshkruan procesin e të menduarit ose vizionin e një personi. Vepra tregon një portret të liderit dhe në të përshkruhen ideve dhe ambicieve të tij për të ardhmen e vendit, ato shpalosen në drejtime të ndryshme, me seksione të ndara në tematika e me linja shumëngjyrëshe.
“Komiteti Guinness ia dorëzoi certifikatën nënsekretarit të MPB-së, gjeneralmajorit Khalifa Hareb Al Khaili, të martën e kaluar në mbrëmje, në sheshin e Akademisë së Policisë, ku qëndron murali i jashtëzakonshëm”, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
Me një ekonomi të bazuar në turizëm dhe një popullsi emigrantësh në rritje, Dubai tani mund të krenohet se ka 339 rekorde botërore, duke përfshirë terminalin më të madh të aeroportit në botë, qendrën tregtare, vendpushimin e brendshëm të skive dhe numrin më të madh të diamanteve në një shishe parfumi. Ashtu si kryeqyteti Abu Dhabi, Dubai ka përjetuar një globalizim të shpejtë gjatë 20 vjetëve të fundit dhe ka punuar gjithnjë e më shumë për ta pozicionuar veten si një qendër ndërkombëtare e artit.
“Art Dubai”, i cili u hap në vitin 2006, tani është komplimentuar nga një ekosistem galerie që shtrohet në mes të Qendrës Financiare Ndërkombëtare dhe lagjes industriale Al Quoz. Disa galeri lokale, duke përfshirë Galerinë e Arteve të Gjelbër dhe Galerinë “Isabelle van den Eynde”, tashmë kanë hapur ekspozitat e tyre me shfaqje që kanë marrë vëmendje botërore si “Art Basel”. /ArtNews