Ka vdekur aktori Nelsan Ellis, 39 vjeç, i njohur për rolin e tij Lafayette Reynolds në serinë televizive të HBO “True Blood”, shkruan Daily Mail.
Këtë e ka konfirmuar për Hollywood Reporter menaxherja e tij, Emily Gerson Saines, transmeton Koha.net.
“Nelsan ka ndërruar jetë pas komplikimeve me zemër. Ai ishte një talent i madh, dhe fjalët e prezenca e tij gjithmonë do të na mungojnë”, ka thënë Saines.
