Burim Myftiu u lind më 1961 në Prizren. Është fotograf kontemporan dhe artist vizual shqiptaro-amerikan. Ka përfunduar studimet për
Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Universitetin e Prishtinës, e më pas ka studiuar në Institutin e fotografisë NYIP, në New-York. Është anëtar i Këshillit të Arteve në New Haven, Connecticut, ShBA. Përveç kësaj, ai është gjithashtu themelues i KIPA - Kosova Images Photo Agency, dhe ka shërbyer si përfaqësues rajonal ndërlidhës për “Federation International de l'Art Photographique”. Në vitin 2003 bashkëthemeloi KAFK-në (Kolektivi i Artit Fotografik të Kosovës).
Myftiu është edhe bashkëthemelues dhe ishte drejtor i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.
Është kurator i ekspozitave dhe bienaleve ndërkombëtare të fotografisë: “Gjon Mili” më 2006 dhe 2010 “DokuFoto”, 2002 dhe 2005 dhe “Istanbul - AraGuler” më 2011.
Ai është anëtar i jurive në festivalet e filmit, konkurset e fotografisë dhe ngjarjeve të tjera ndërkombëtare. Më 2011 u emërua Ambasador i Kulturës në Kosovë nga Komisioni Evropian.
Puna e Burim Myftiut është e prezantuar në botime, monografi, galeri, koleksione dhe ekspozita të fotografisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Evropë dhe Kosovë.
Projektet e tij fotografike janë: Trance, Remembrance, Symbiosis, Monophase, Missing, Chromo dhe Strada. Ka hapur ekspozita individuale si “Kosova Mon Amour”, Barnes and Noble Art Gallery, Waterbury CT, SHBA, 1999, “Images I” në Galerinë Ndërkombëtare të Arteve në Yale, New Haven,
Connecticut, ShBA, 2000, “Les Voyages” Galeria e Pallatit të Rinisë, Prishtinë, 2002, “Through my Eyes” Galeria e Arteve “Hamam”, Prizren, 2005, “Broken Dreams” Instalacion, Art Museum Künstlerhaus, Bregenz -Austria, 2009,
“Portrete” – Galeria e Ministrisë së Kulturës – Prishtinë, 2010, “Utopia ne Kaos” (retrospektive) Galeria Kombëtare e Kosovës, 2010, “Të zhdukurit” –Foto-instalacion, Art Bashkëkohor, “BursaPhoto”, Festival Ndërkombëtar i Fotografisë, 2011, “SUFI” – Aspects of Balkan Photography, “Goethe Institut”, Selanik, 2012. Është i përfaqësuar nga Galeria PABA në New-York dhe New Haven, SHBA. Jeton dhe punon në SHBA dhe në Kosovë.
Myftiu është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Komunikimi filloi me imazhe nëpër shpella. Pastaj u lindën gjuhët. Me këtë dinamikë të zhvillimit teknologjik unë besoj se komunikimi do të rikthehet prapë në imazhe.
Fotografia për mua është mënyra më e shpejtë e komunikimit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.