Kulturë

Ministri i Kulturës numëron arritjet, pranon dështimet në ligje

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, të martën, për rreth 20 minuta, për herë të parë në këtë pozitë ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ia ka mësyrë të martën Kuvendit të Kosovës për të raportuar për punën e bërë në MKRS për këtë vit. Para anëtarëve të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, për afro 20 minuta ka prezantuar ato që ai i ka paraqitur si të arritura. Lista që ka prezantuar ai ka qenë goxha e gjatë, por edhe ka pranuar disa dështime, sidomos ato të agjendës legjislative.

 

Jo pak suksese në tetë muaj si ministër i Kulturës ka numëruar Hajrullah Çeku para anëtarëve të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport. Lista që ka prezantuar ai ka qenë goxha e gjatë, por edhe ka pranuar disa dështime, sidomos ato të agjendës legjislative. Për ish-ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi, 90 për qind prej atyre që Çeku pa prezantuar si suksese janë vazhdimësi e punëve që ka nisur ajo, e deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka renditur disa vërejtje, prej legjislacionit deri te ndërhyrja në zgjedhje drejtorësh

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ia ka mësyrë të martën Kuvendit të Kosovës për të raportuar për punën e bërë në MKRS për këtë vit. Para anëtarëve të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, për afro 20 minuta ka prezantuar ato që ai i ka paraqitur si të arritura. Lista që ka prezantuar ai ka qenë goxha e gjatë, por edhe ka pranuar disa dështime, sidomos ato të agjendës legjislative.

Ministria e Kulturës sivjet nuk ia del dot të dorëzojë në Qeveri dy projektligje shumë të rëndësishme. Edhe për këtë është munduar të arsyetohet.